Interlingua
A je i interesuar për komunikim ndërkombëtar në Evropë, në Amerikën Veriore e Jugore, në Australi apo në pjesë të mëdha të Afrikës?
A dëshiron të mësosh një gjuhë, por të duket shumë e vështirë?
A je përgjithësisht i interesuar për gjuhët?
Mendo të mësosh interlingua-n, një mjet modern për komunikim ndërkombëtar!
Interlingua është:
![]() |
Panevropiane. Interlingua përdor fjalë të nxjerra nga gjuhët: italisht, spanjisht/portugalisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht dhe rusisht. |
![]() |
Shkencore. Interlingua është rezultat i një bashkëpunimi të madh ndërmjet gjuhëtarëve evropianë dhe amerikanë. Ata kanë nxjerrë në mënyrë metodike fjalorin ndërkombëtar të përbashkët për gjuhët kryesore evropiane. |
![]() |
Natyrale. Asnjë aspekt i interlingua-s nuk është artificial apo i shpikur. Të gjitha fjalët dhe rregullat bazohen në të paktën tre gjuhë me origjinë evropiane. Interlingua është e thjeshtë, pa qenë artificiale! |
![]() |
Praktike. Miliona njerëz e kuptojnë interlingua-n “që në shikim të parë”. Sidomos ata që flasin gjuhë romane mund ta kuptojnë menjëherë dhe pothuajse pa përpjekje. Interlingua mund të jetë ndihmë e madhe për udhëtime. |
![]() |
E lehtë për t’u mësuar. Gramatika e interlingua-s është shumë e rregullt dhe shqiptimi ndjek rregulla të thjeshta dhe të rrepta. Me interlingua shmangen listat e pafundme të përjashtimeve dhe parregullsive. |
![]() |
E dobishme për mësim. Me interlingua mëson pothuajse automatikisht shumë nga fjalët e huaja që ekzistojnë në gjuhën tënde amtare. Interlingua është një bazë e mirë për studime të mëtejshme gjuhësore. |
![]() |
Neutrale. Interlingua nuk i përket një kulture apo një populli të vetëm. Askush nuk e ka si gjuhë amtare dhe, për rrjedhojë, askush nuk ka përparësi të padrejtë. Flit interlingua dhe ndihmo për t’i dhënë fund diskriminimit gjuhësor. |
![]() |
"Latinishtja moderne". Shumica e fjalëve ndërkombëtare vijnë nga latinishtja ose greqishtja. Në interlingua, këto fjalë kanë forma prototipike dhe të standardizuara. Rezultati është një “latinishte moderne” që është ndërkombëtare dhe e thjeshtuar, elegante dhe praktike. |
![]() |
Argëtuese. Me interlingua mund të njohësh një komunitet në rritje plot njerëz inteligjentë dhe origjinalë. Hajde dhe argëtohu me ne! Je shumë i mirëpritur në konferencat tona! |
Version breve (Versioni i shkurtuar)
INTERLINGUA është një gjuhë ndërkombëtare, rezultat i një bashkëpunimi të madh mes gjuhëtarëve nga Evropa dhe Amerika. Fjalori i interlingua-s bazohet në fjalët ndërkombëtare me prejardhje nga latinishtja dhe greqishtja, që gjenden në të paktën tre nga këto gjuhë: italisht, frëngjisht, spanjisht/portugalisht, anglisht, gjermanisht dhe rusisht. Gramatika e interlingua-s është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u mësuar. Shqiptimi është i rregullt dhe kontinental-evropian.
![]() |
Contacto: Representation e organisationes national de interlingua |
Film: Hallo, hallo – nos presenta interlingua! |
Dictionarios e cursos de interlingua |
Materiales pro studiar interlingua |